Uest Hem “piketon” dështimin e Junajtid, “çekanët” pranë Meguajër

Pasi i hoqën shiritin e kapitenit, qendërmbrojtësi anglez, Herri Meguajër e shprehu menjëherë dëshirën e tij, për t’u larguar nga “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid, paçka se tekniku Erik ten Hag do ta mbajë në “Olld Traford”.

Të interesuar që prej fillimit të kësaj merkatoje vere, për Meguajër ishin “çekanët” e Uest Hem, të cilët paraditen e kësaj të marte kanë arritur akordin me “të kuqtë” e Mançester, për shifrën e 30 milionë paundëve. Në krahun tjetër, marrëveshja e kontratës personale të lojtarit me klubin e ri pritet të vijë në ditët e vijim, teksa kushtet janë vendosur prej kohësh. Ndërkaq, palët e përfshira nuk kanë punuar ende për të gjitha detajet e transferimit, por pritet që gjithçka të marrë fund javën e ardhshme.

 

sfidanti.al