Nejmar larg “parisienëve”, “ylli” brazilian kërkohet në Arabinë Saudite

Paraditen e së martës që sapo lamë pas në mediat huaja dhe sidomos ato franceze qarkulluan lajme që lidhnin brazilianin Neymar, me një largim nga “gjigandët” e Ligue 1, PSG, pas ikjes së Mesit dhe Mbape në prag largimi.

Të interesuar për transferimin e brazilianit, nuk kanë si të mos jenë klubet arabe, me skuadrën e Al-Hilal, që është gati t’i ofrojë “fantazistit” një kontratë prej 80 milionë eurosh në sezon. Futbollisti nuk përjashton mundësinë e kalimit në ligën saudite, por preferon të luajë në një kampionat më konkurrues, teksa ka si objektivi fitimin e trofeut të Champions League, si dhe dëshiron të pjesë e Kombëtares së Brazilit, në Botërorin e vitit 2026.

 

sfidanti.al