UEFA, protokolli e thotë qartë: Napoli-Alkmaar luhet

Sfida e Europa League mes Napolit dhe Alkmaar do të duhet të luhet pavarësisht rasteve te shumta pozitive me coronavirus te Alkmaari. Protokolli flet qartë; AZ Alkmaar ka mundësinë që të ketë në dispozicion të paktën 17 futbollistë duke përfshirë edhe portierin kështu që nuk ka arsye që të shtyhet ndeshja.  Është një pozicion që u konfirmua edhe nga presidenti i FSHF dhe anëtari I Komitetit Ekzekutiv, Armand Duka në një intervistë të dhënë për ‘Mattino’ të Napolit

‘Nuk ka asnjë rrezik-tha Duka-kemi një protokoll të qartë për të gjitha federatat. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me klubin holandez, UEFA nuk e merr në konsideratë shtyrjen e sfidës’

Ndërkaq, Alkmaar udhëtoi drejt Napolit ditën e mërkurë dhe klubi holandez e bëri të ditur lajmin në rrjetet sociale. Janë 19 futbollistë të grumbulluar për këtë transfertë, ndërsa 13 personat e prekur qëndruan në Holandë. Por jo vetëm kaq, futbollisti dhe stafi teknik i Alkmaarit me të mbërritur në aeroport i paraqitën shërbimit shëndetësor kufitar certifikatat për Covid-19 dhe rezultatet negative të tamponëve të kryer në 48 orët e fundit duke respektuar në këtë mënyrë rregullat e parashikuara. Për këtë arsye, grupit iu mat vetëm temperature dhe iu lejua hyrja në Napoli. Në këtë pikë nuk ka kompetenca të tjera të autoriteteve shëndetësore. Agjencia rajonale mund të ndërhyjë vetem nëse futbollistët apo stafi teknik të skuadrës do të kenë simptoma apo probleme shëndetësore.

Sfidanti.al