UEFA ndryshon rregullat financiare, ka “çati” për rrogat dhe taksë për luksin!

Bashkë me pandeminë erdhën vështirësitë dhe modeli i deritanishëm sikur nuk po funksiononte. UEFA do të prezantojë në shtator rregullat e reja financiare në futbollin europian, duke hequr kushtin e ekuilibrit financiar, pra të shpenzimeve dhe të të ardhurave. Do të ketë një “çati” për rrogat deri në 70 për qind të të ardhurave, por mund të pranohen edhe shpenzime më të mëdha se kaq, me kusht që aksionerët të injektojnë paratë e tyre, por edhe të paguajnë një taksë, që do të quhet “taksa e luksit”.

Sfidanti.al