Kristiano Ronaldo tanimë i përket së kaluarës të Realit të Madridit, pasi ai vendosi që ta vazhdoi karrierën te Juventusi i Torinos. Tani, klubi “mbretëror” po përgatitet që ta vazhdojë “jetën” pa një nga futbollistët më të mirë të botës gjatë të gjithë kohërave. Gazeta spanjolle “Marka” organizoi një anketë online lidhur me trashëgimtarin e futbollistit portugez në kampin “los blankos”.
Mediumi i lartpërmendur kishte përcaktuar katër emra futbollistësh, midis të cilëve tifozët duhet të zgjidhnin se cilin prej tyre donin ata te Reali i Madridit: Eden Azar, Kilian Mbape, Nejmar dhe Hari Kein. Si rezultat, 54 për qind e tifozëve të Realit votuan në favor të Kilian Mbapes që tregon se ata duan pikërisht këtë futbollist francez në radhët e ekipit të tyre. Eden Azari grumbulloi 15 për qind, Nejmari 14 për qind dhe Hari Kein – 10 për qind.
Sfidanti.al