Kroatët ende vazhdojnë që të festojnë suksesin e tyre të madh dhe daljen historike për në finale të kampionatit botëror, ku ata do të takohen me “të njohurit e vjetër” të tyre, francezët. Kjo ndeshje do të jetë për “katrorët” kroatë një sfidë e madhe, shans për një rezultat që do ta mbajnë mend brezat e ardhshëm dhe do të shënohet në librat për historinë e futbollit, por… ata do të kenë një detyrë shumë të vështirë ferri që të përballojnë “luftëtarët” e Didie Deshampit që, gjatë të gjithë këtij kampionati, po luajnë të sigurtë dhe pa gabime, duke arritur rezultatet e dëshiruara.
Ne akoma nuk e dimë sesi do të përfundojë ndeshja finale e Kupës së Botës të së dielës, por e dimë se çfarë do të bëjnë kroatët, nëse do të arrijnë që ta ngrenë mbi kokat e tyre trofeun aq të lakmuar.
“Unë dhe i gjithë ekipi do të lyejmë flokët. Ne jemi shumë të lumtur, e gjithë Kroacia është ngritur në këmbë, njerëzit tanë e meritojnë të gjithë këtë lumturi”, vuri në dukje Modriçi.
Sfidanti.al