Sauthgejt nuk dorezohet: Anglia eshte ende e motivuar

Anglia nuk mundi dot te kualifikohej per ne finalen e madhe te Boterorit por te Tre Luanet nuk ka shume kohe per te humbur pasi eshte medalja e bronzte per t’u fituar ne ndeshjen me Belgjiken. Trajneri Garet Sauthgejt eshte i ndergjegjshem per kete dhe deklaroi se futbollistet e tij jane shume te motivuar.

‘Jemi te motivuar duke qene se behet fjale per fitoren e nje medaljeje ne boteror, dicka qe vetem nje skuader e Anglise e ka arritur deri tani-tha Sauthgejt qe me pas iu kthye edhe njehere ndeshjes me Kroacine-ishim 20 minuta larg finales. Kishim ardhur ketu per kete. Por lojtaret tane jane te pabesueshem duan te mbyllin kete turne ne menyren me te mire te mundshme’.

Sfidanti.al