Hazar është “i pikuari nga qielli”, Reali jep 170 milionë euro për yllin!

Ky njeri ka bërë të harrohet Nejmari. Jo vetëm kaq, por Eden Hazar është identifikuar si pasardhësi i Topit të Artë dhe lojtarit më të mirë të botës vitin e kaluar. Reali i Madridit, pasi zgjidhi çështjen e stolit me Hulen Lopetegin, është hedhur menjëherë në sulm, dhe ofron 170 milionë euro për kartonin e futbollistit të Çelsit.

Ylli 27-vjeçar pritet të largohet nga Blutë e Londrës, shpejt pas shkarkimit të trajnerit Antonio Konte, pra tekniku i ri, Mauricio Sarri, nuk pritet ta ketë në dispozicion edicionin e ardhshëm. Tifozët madrilenë kishin votuar për Hazarin si dëshirë e parë e tyre, ndaj Nejmarit, dhe klubi vendosi të veprojë shpejt, sidomos pas lajmeve se edhe Barcelona po mendonte për kapitenin belg.

Hazar po shkëlqen në Kupën e Botës në Rusi, duke udhëhequr Belgjikën deri në gjysmëfinale. Ai ishte ndoshta lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Francës, pavarësisht humbjes 0-1, dhe shpreson të ndihmojë ekipin për të fituar medaljen e bronzit në finalen e vogël ndaj Anglisë.

Hazar e ka cilësuar Realin si skuadrën e duhur për të luajtur dhe besohet se ky transferim do të kryhet. Nuk dihet sesa do të kërkojë Çelsi, por duket se numri 10 belg do të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori.

Sfidanti.al