Është pothuajse e sigurt se gardiani i portës së Mançester Junajtidit, David de Gea, gjatë kësaj vere do të largohet nga klubi dhe, tani për tani, nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, megjithëse më shumë flitet për PSZH-në.
Nga ana tjetër, po spekulohet se cili do ta pasojë atë në portën e “djajve të kuq” dhe, sipas gazetës “San”, trajneri Ole Solskjer planifikon që vendin e gardianit të portës së Junajtidit t’ia japë portierit rezervë argjentinas, Serhio Romero, që ka ardhur në klub më 2015, por deri tani nuk ka pasur ndonjë shans të madh që ta tregoi veten. Sidoqoftë, tifozët e Junajtidit janë zhgënjyer nga zgjedhja e Solskjerit.
Sfidanti.al