Futbollistëve të Çelsit ka se përse t’u vijë keq, pasi Superkupa e Evropës u fitua nga Liverpuli, ndërkohë që të zgjedhurit e Frank Lampardit ishin fare pranë saj.
Abraham që nuk realizoi dot penalltinë kyçe, kishte edhe një shans “të artë” që ta bënte rezulatin 3-2 gjatë shtesës së lojës, kur atij fare pranë portës kundërshtare iu ngatërruar këmbët dhe ai i “fali’ liverpulasit. Ky futbollist i ri i Çelsit e kompletoi mbrëmjen e tij fatkeqe, kur ai nuk shënoi dot nga pika e bardhë në serinë e fundit të ruletë-penalltisë, por, megjithatë, duke ngjallur një debat të madh midis ekspertëve. Këta të fundit dalluan se portieri Adrian po qëndronte me të dyja këmbët para “vijës fatale” të portës edhe para se Abrahami ta gjuante topin dhe në një situatë të tillë sistemi VAR duhej të kishte anuluar gjuajtjen dhe duhet ta përsëriste penalltinë e fundit.
Pikërisht, një konkluzion i tillë i ekspertëve i ka tërbuar tifozët e Çelsit që morën një goditje tjetër të fortë mbas humbjes turpëruese 4-0 nga Mançester Junajtidi në raundin e parë të Premier Ligës.
Sfidanti.al