Nik Kiriosit përsëri i “iku truri”!

Tenisti australian Nik Kirios pati një “krizë” të re: në ndeshjen kundër tenistit rus, Kaçanov, në turneun Masters të Çinçinatit ai përsëri bëri disa veprime që mund t’i bëjë vetëm një “i çmendur”.

Veprimet e tij e detyruan gjyqtarin kryesor që t’i tërhiqte atij vëmendjen, por si pasojë Kiriosi i tha atij se ai ishte gjyqtari më i keq në historinë e tenisit, madje shkoi edhe theu edhe dy raketa në tunel.

Që Kiriosi të përshëndeste dikë, sidomos tenistin kundërshtar, mbas mbarimit të ndeshjes, as që bëhej fjalë, për më tepër në një moment Kiriosi pështyu në drejtim të gjyqtarit. Me të vërtetë, ato ishin skena krejtësisht të palejuara për një sportist profesionist.

Sfidanti.al