Çelsi dhe Arsenali do të luajnë në finalen e Ligës së Evroprës (LE) më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit. Sidoqoftë, ndeshja në Baku më shumë nuk i pëlqen Arsenalit që mbeti pa futbollistin e vet armen, Henrik Mhitarian, që, për arsye sigurie, nuk mund të udhëtojë për në Baku, sepse Armenia dhe Azerbajxhani kanë marrëdhëniet të këqia.
Tifozët e Arsenalit janë edhe më shumë të zemëruar, sepse atyre, ashtu si edhe tifozëve të Çelsit, u janë dhënë vetëm nga 10 për qind të biletave, ndërkohë që stadiumi ka një kapacitet prej afro 70 000 vendesh, dhe shumica e madhe e biletave u është dhënë spektatorëve asnjanës. Në këto kushte, tifozët e të dy ekipeve kanë organizuar një peticion për bojkotimin e finales së mësipërme.
Sfidanti.al