Zidan takon Ramosin, radhën e ka Perezi, që kapiteni të mos ikë!

Nuk ka shtëpi pa llafe, dhe kjo ndodh edhe në një “derë të madhe” si ajo e Realit. Largimi i mundshëm i kapitenit Sergio Ramosit ka krijuar tension të madh, dhe ka vënë njerëzit në lëvizje. Trajneri Zinedin Zidan u takua personalisht me qendërmbrojtësin për ta bindur që të mos mendonte “divorcin” dhe duke i përsëritur fjalët e njohura se “ti je i pazëvendësueshëm në këtë skuadër”.

Nuk dihet sesa Zizuja do të arrijë ta bindë Ramosin, i cili është për të tretën herë pranë ikjes nga “Bernabeu”, pas ngjarjeve të viteve 2015 e 2016. Gjithsesi, tensioni sot është më i paktë sesa tri vjet më parë, kur presidenti Florentino Perez dhe kapiteni i tij nuk shiheshin dot me sy. Pikërisht Perez është në radhë për të takuar Ramosin, si shkaktari ndoshta i ftohjes, që nga kritikat e ashpra që bëri pas eleminimit në Champions nga Ajaksi. Në 2015 dhe 2016, Reali pati sukses duke bindur kapiteni që rinovoi kontratën. Mbetet të shihet tani.

Sfidanti.al