Te Milan konsiderohet “dështim”, francezi pranë largimit nga “kuqezinjtë”

Pavarësisht se te “kuqezinjtë” e Milan nuk arriti dot kurrë të shkëlqejë, “fantazisti” francez, Jasine Adli është i kërkuar nga shumë klube, sidomos nga ato të kampionatit francez, Ligue 1, Lorient e Marsejë, por dhe nga Salernitana në Serie A.

Këta të fundit, duket të jenë më të favorizuar, të cilët fillimisht kanë kërkuar thjesht huazimin e francezit, mirëpo së fundmi në skenë ka dal dhe një pistë shkëmbimi mes dy klubeve italiane. Bëhet fjalë për anësorin e mbrojtjes të Salernitana, Paskuale Maxoki me mbrojtësin që mund të luajë në të dy krahët shihet si një përforcim i duhur për t’u alternuar me anësorin francez, Teo Hernandez.

 

sfidanti.al