Pavarësisht aludimeve të shumta, se Kiljan Mbape shumë shpejt mund të veshë fanellën e “galaktikëve” të Real Madrid, “ylli” francez nuk ishte prioriteti kryesor i “mbretërve” të Madridit këtë sezon.
Objektivi kryesor i merkatos së “los blankos” këtë sezon ishte pikërisht “fiksimi” i Bajern Mynih, “bomberi” anglez i skuadrës së Totenhem, Herri Kejn. Mirëpo, “galaktikët” hoqën menjëherë dorë nga “rekordmeni” i “tre luanëve”, sapo mësuan se Mbappe mund të arrinte në “Santiago Bernabeu”, megjithatë vlen të theksohet se i preferuari i Karlo Ançelotit ishte pikërisht “bomberi” anglez.
sfidanti.al