Rikthim i bujshëm, Aleksis Sançez mendon për “katalanasit”

Dikur konsiderohej ndër më të mirët, tek ajo skuadër dhe së fundmi bëhet fjalë për një rikthim të tijin në Barcelonë. Ish-anësori i sulmit të “katalanasve”, Aleksis Sançez është gati për një rikthim të bujshëm te ish-skuadra e tij, Barcelona, pas shumë “aventurash” në Evropë.

Pas “aventurave” tek Arsenal, Mançester Junajtid, Inter e së fundmi Marsejë, Sançez tashmë është një lojtar i lirë dhe ka nisur negociatat me klubin spanjoll, mirëpo jo vetëm kaq, pasi 34-vjeçari pëlqehet shumë nga tekniku Ksavi gjithashtu. Megjithatë, Barcelona nuk është i vetmi klub që mund të përfitojë shërbimet e “fantazistit” kilian, me skuadrën e Notingem Forest, që është gjithashtu e gatshme, t’i ofrojë Sanchez që “aventurë” të re në Premier Ligë.

 

sfidanti.al