Mungon vetëm firma, mesfushori i Juves kalon te Monako

I transferuar me shumë bujë nga Borusia Mynçengladbah, drejt “bardhezinjve” të Juventus, mesfushori, Deniz Zakaria nuk ia doli kurrë me fanellën e “zonjës së vjetër” e pas një huazimi te “blutë” e Çelsit tashmë duket se ka ardhur koha që “helveti” të gjejë një “aventurë” të re.

Për këtë të fundit mendojnë francezët e Monako, të cilët kanë arritur akordin për transferimin e 26-vjeçarit. “Princat” e Ligue 1 derdhën në arkat e “bardhezinjve” plot 20 milionë euro, si dhe arritën një kontratë të shpejtë personale me lojtarin e tanimë e vetmja gjë çka pritet është zyrtarizimi i marrëveshjes.

 

sfidanti.al