As Çelsi e as Arsenal, “fantazisti” ganez habit me zgjedhjen në Premier Ligë

Teksa fillimisht lidhej me një kalim te klubet e Londrës, Çelsi ose Arsenal, “fantazisti” ganez i “tulipanëve” të Ajaks, Muhamed Kudus është akomë dhe më pranë kalimit në Premier Ligë, por fitues për shërbimet e 23-vjeçarit, duket se ka dalë një ekip tjetër.

Bëhet fjalë për “pulëbardhat” e Brajton, me këta të fundit që kanë arritur akordin me klubin e fanshëm nga Holanda, me një marrëveshje e cila pritet të kushtojë plot 40 milionë euro. Në krahun tjetër është arritur dhe akordi mes klubi e lojtarit e tanimë mungonë vetëm zyrtarizimi, me ganezin që kalon brazilianin Joao Pedro, i cili kushtoi 35 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në historinë e “pulëbardhave”.

 

sfidanti.a