Jorginjo do largimin nga Arsenal, turqit pas derës së “topçinjve”

Gjatë merkatos së dimrit, “topçinjtë” e Arsenal derdhën në arkat e “bluve” të Çelsit plot 12 milionë euro për kartonin e brazilianit të natyralizuar në italian, Jorginjo, por mesa duket “aventura” e tij në “Emirejts” do të jetë e shkurtës pavarësisht kontratës së nënshkruar deri në vitin 2024.

Kërkesa për largim nga ka ardhur nga vetë 31-vjeçari, i cili përveç se nuk ka arritur të përshtatet si duhet, këtë sezon ka edhe më shumë konkurrencë në repartin e mesfushës se sezonin e shkuar. Për shërbimet e Jorginjos interesohen “gjigandët” turq të Stambollit, Fenerbahçe dhe Arsenal kërkon të përfitojë sa më shumë para të jetë e mundur nga shitja e tij.

 

sfidanti.al