Superkupa e Spanjës; Reali pa Modric ndaj Barcelonës për kartonin e kuq të 2014

Reali i Madridit do të ketë një mungesë të rëndësishmë në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës që do të luhet këtë të diel në Camp Nou. Bëhet fjalë për Luca Modric i cili mori 2 kartona të verdhë që u kthyen në të kuq në ndeshjen e kthimit të Superkupës së vitit 2014 që Reali e luajti ndaj Atletico Madrid. Mesfushori kroat nuk e ka kryer ende pezullimin, gjë që sipas Kodit të disiplinës në Futbollinm spanjoll do ta bëjë atë në sfidën e rAdhës së këtij kompeticioni. Reali i madridit që pas 2014 nuk e ka luajtur më këtë trofe kështu që pezullimi i Modric do të bëhet efektiv për sfidën me katalanasit

sfidanti.al