Raikkonen, sa pretendon nga vetja: Nuk jam i kënaqur me rezultatet e mia

Sezoni i Kimi Raikkonen deri tani është karakterizuar me ulje e ngritje dhe kjo nuk pëlqehet aspak nga finlandezi. Piloti i Ferratit e ka shprehur qartë se ai pretendon më shumë nga vetja. ‘Nuk jam aspak i kënaqur me rezultate e mia-tha Raikkonen në një intervistë për ‘Autosport’-dua të fitoj gara, gjithnjë dua të luftoj për vendin e parë, por këtë vit kjo nuk po ndodh shpesh. Edhe kur gjërat duket se po shkojnë mirë, ndodh dicka tjetër. Jam i shpejtë kështu që nuk jam i shqetësuar për këtë, por duhen vënë gjërat në vendin e duhur’

sfidanti.al