Neymar te PSG, Rummenigge; ai kushtoi më shumë se ‘Allianz Arena’

Transferimi i Neymar te PSG vazhdon të jetë një temë diskutimi dhe nuk mund të ndodhte ndryshe; klubi parizien pagoi 222 milionë Euro për kartonin e tij duke vendosur nje rekord historik. Nuk janë të paktë ata që kanë dalë kundër këtij transferimi dhe një prej tyre është Shefi Ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Karl Heinz Rummenigge.  ‘Dduke parë të gjitha këto diskutime për blerjen e Neymar nga PSG më lind pyetja; kush është më i rëndësishëm Neymar apo stadiumi ynë, Allianz Arena? Dhe përgjigjja ime është e qartë; Allianz Arena ka më shumë rëndësi. Për më tepër dua të nënvizoj, se Neymar duke marrë parasysh taksat  ka kushtuar më shumë’. Rummenigge shtoi se Bayerni nuk mundet dhe nuk dëshiron të hyjë në ankande të tilla milionere gjë që duket se gjen edhe mbështetjen e tifozëve. Sipas tij, Bayerni ka një tjetër filozofi dhe nuk ka ndërmend që të përfshihet në të gjithë këtë vorbull transferimesh ku shifrat i kalojnë 100 milionë Eurot.

sfidanti.al