Superkupa e Spanjës me ndeshje te vetme; Barcelona-Sevija në 12 gusht

Ndryshe nga vitet e kaluara Superupa e spanjës do të zhvillohet me një takim të vetëm. Federata Spanjolle e futbollit konfirmpi se ndeshja mes Barcelonës dhe Sevijës për këtë kompeticion do të luhet në 12 gusht në Tanger në Stadiumion Ibn Battouta.

Sipas RFEF, stadiumi i Tanger është një prej impianteve më modernë të vendit fqinj dhe dhe ka një kapacitet prej 45 mijë vendesh. Stadiumi u përurua në vititn 2011 me një ndeshje miqësore të luajtur nga Atletiko Madrid. Ky vendim i jep fund një telenovele që po zgjaste prej javësh pasi të dyja kllubet e kishin të pamundur të gjenin data të përshtatshme për të zhvilluar këtë ndeshje me sistem vajtje ardhje. Barcelona preferonte datat 12 dhe 19 gushtin duke e sthtyre kampionatin me një javë, por Tebas nuk e mori parasysh këtë dëshirë të katalanasve, kështu që zgjidhja më e mirë mbeti 12 gushti me sfidën që do të luhet në Tanger.

sfidanti.al