E ardhmja e Leonardo Bonuçit duket se është larg Milanit. Destinacioni më i mundshëm i kapitenit të kuqezinjve do të jetë Paris Sën Zhermeni ku Bonuçi do të ritakohet me xhanluixhi Bufon. mësohet se klubi transalpin do të dërgojë në zyrat e klubit italian një ofertë prej 35 milionë Eurosh ndërkohë që Milani kërkon 40 milionë Euro. Diferenca është 5 milionë Euro, një shifër që nuk duket se është një pengesë e madhe për kampionët e Francës për të arritur objektivin e tij.
Bonuçi nga ana e tij është në pritje të asaj që do të bëjnë pronarët e rinj të Milanit që mund të mos e shohin me sy të keq largimin e tij në drejtim te Francës duke qenë se italiani ka një pagë prej 10 milionë Eurosh në sezon që rëndon arkat e klubit kuqezi. Situata e Bonuçit po monitorohet me vëmendje edhe nga Mançester Siti e Mançester Junjatid dhe kuqezinjtë do të shpresojnë në një ankand të vërtetë për Bonuçin për ta shitur atë me një vlerë akoma më të lartë.
sfidanti.al