Lionel Messi këtë verë kërkoi largimin nga Barcelona por nuk ia arriti qëllimit, ndërsa miku i tij Luis Suarez shkoi të Atletico Madrid. Dy sulmuesit janë shumë miq dhe në këtë pozicion, uruguajani paralajmëron skuadrën katalanase.
‘Ka mundësi që Messi të luajë me një skuadër tjetër në të ardhem, por nëse do të ketë drejtues të tjerë, ai do të qëndrojë te Barcelona. Në rast të kundërt do ta mbështes dhe do të jem gjithsesi përkrah tij-tha Suarez në një intervistë për ESPN-duhej të ishte respektuar vendimi i tij. Për respekt të raportit që kam me Messin nuk dua të them se për cfarë folëm në atë moment, por ai jetoi një situatë të vështirë e të komplikuar. Donte të largohej, ndërsa klubi donte ta mbante’.
Sfidanti.al