Lukaku: Dua të jap gjithcka për Interin

Për të përshkruar sezonin e parë të tij në Itali mjafton të nisesh nga shifrat; 23 gola në 36 ndeshje të Serie A dhe 7 në Europa league, kompeticioni ku u zgjodh si futbollisti më i mirë i sezonit. Romelu Lukaku ishte protagonist absolut në vitin e tij të parë te Inter. Antonio Conte e kërkoi me ngulm dhe sulmuesi belg po e shpërblen duke shënuar vazhdimisht.

‘Më përmirësoi në gjithcka-tha romelu Lukaku gjatë ‘Festival Dello Sport’-falë trajnerit kuptova kush jam. Ai dhe Interi ishin zgjedhja më e mirë, e kuptova këtë që nga seanca e parë stërvitore’.

Zhgënjimi për Europa League dhe autogoli i shënuar në finale ndaj Sevillas nuk kanë më hapësira në mendjen e Lukakut

‘Nuk e mora medaljen pas finales-tha Lukaku-dhashë maksimumin për objektiv por nuk mora asgjë. M’u deshën 4 apo 5 ditë për të kaluar atë moment, por tani është koha që të shoh përpara. Dua t’i jap gjithcka kësaj skuadre

Skena e ardhshme për Lukakun quhet Champions League, testi më i rëndësishëm për të parë ambiciet e kësaj krijese të Contes. Interi është në Grupin B me Realin e Madridit, Borussia Moenchengladbach dhe Shakhtar Donetsk. Por edhe në këtë front, Lukaku mezi po pret që të provojë veten.

‘Sezonin e kaluar e nisëm mirë Ligën e Kampioneve, por duhet të jetë fusha ajo që duhet të flasë. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi-tha sulmuesi belg.

sfidanti.al