Ndonjëherë edhe më të mençurit dhe ata me më shumë përvojë kanë momente me iluzione. Deri edhe Karl-Hajnc Rumenige, Hasan Salihamixhiç e ndoshta edhe Hansi Flik mund të kenë menduar se do të kishin ndonjë shans për mesfushorin Federiko Valverde të Realit. Bajerni e paska provuar fatin për ta bërë uruguajanin si yllin e blerjeve të kësaj vere (dhe vjeshte), por gjithçka ishte e kotë. Siç njoftojnë mediat spanjolle, as Valverde dhe as Reali nuk e konsideruan aspak ofertën bavareze, së cilës nuk i jepet sasia. Besohet se kartoni i 22-vjeçarit kushton të paktën 70 milionë euro (ndoshta edhe më tepër), ndërsa nuk dihet nëse Bajerni i kishte ato para. Gjithsesi, Valverde nuk pranoi në parim për arsye sportive, sepse nuk dëshironte të luante diku tjetër përveçse tek Reali.
Sfidanti.al