Nuk besohet se flet si tifoz, por si njeri që është në brendësi të gjërave. Xhandomeniko Lepore, ish-kryeprokuror i Republikës Italiane, i kthehet kohës së skandalit të “Kalçopolit” duke goditur klubet e Serisë A. Ai e quan si meritë që Juventusi u rrëzua në Serinë B, ndërsa shton se prokuroria nuk u lejua ta bënte hetimin siç duhet. “Do të hetonim edhe Interin më pas, ndërsa mund të ishte dënuar edhe Napoli, – tha ai, – por filluam botimet e përgjimeve në (revistën) “Espreso” dhe telefonat nisën të heshtnin. Na penguan që të hetonim deri në fund për të pastruar futbollin. Nëse do të kishim hetuar 10 vjet, jo 2, Juves do t’i ishin hequr po aq tituj (të tjerë)”. Një deklaratë e fortë, ndërsa kanë kaluar 14 vjet që nga ajo kohë, e skandali besohet se ka ndihmuar në pastrimin e Serisë A.
Sfidanti.al