Formula 1 në Gjermani, Bottas i mohon pole position Hamilton

Valtteri Bottas i rrëmben pole position Lewis Hamilton në Cmimin e madh të gjermanisë. në pistën e Nurburgringut provat zyrtare këtë radhë u zhvilluan normalisht me pilotin finlandez që arriti të shfaqej më i shpejti në asfalt teksa arriti të siguojë startin e garës nga vendi i parë.

Kampioni i botës Hamilton këtë radhë u detyra të kënaqej me vendin e dytë në këto kualifikuese me 256 të mijtat më shumë se shoku i tij i skuadrës së Mercedes. Nuk ishte shumë larg tyre Max Verstappen. Piloti holandez i Red Bullit shënoi kohën e tretë më të mirë me 293 të mijata më shumë se Valtteri Bottas.

Ferrari edhe këtë radhë pati një paraqitje me dy fytyra ku ai që bëri më mirë ishte Charles Leclerc që u rendit në vendin e katërt duke lënë pas Albon me Red Bull dhe Ricciardon e Esteban Ocon me Renault. Përsa i përket Vettel,  piloti gjerman nuk mundi të kualifikohej për në sesionin e fundit të provave kualifikuese dhe do të nisë garën e Gjermanisë nga vendi i 11

sfidanti.al