Me dashuri dhe konfidencialitet e quanin “Nale”, emri i tij ishte Predrag Naletiliç, kroat nga Zagrebi, por edhe jugosllav në kohën e shtetit të përbashkët të sllavëve të jugut. Italianët e quajnë “Raiola i Kroacisë”, sepse ishte një agjent për lojtarët që në vitet 80-të, ndërsa lajmërimi është se ai është shuar në moshën 88-vjeçare. Pati “dorë” në kalimin e bujshëm të Zikos tek Udineze në 1983, më pas ndihmoi Dejan Saviçeviçin e Crvena Zvezdës dhe Zvonimir Bobanin e Dinamos së Zagrebit që të shkonin tek Milani në fillim të viteve 90-të. Berluskoni e bëri ambasador të Milanit në Ballkan, ndonëse nuk arriti të realizonte goditjen “Edin Xheko”. Ndihmën e tij e patën edhe yje të tjerë si Robert Prosineçki e Dragan Stojkoviç, që të përballonin aventurat jashtë vendit e të shkëlqenin.
Sfidanti.al