Atletico Madrid përballet me një problem të madh; humbjen e Luis Suarez në momentin më kyc të sezonit. Klubi madrilen ripublikoi një postim në Tëitter të vetë sulmuesit që u ndal gjatë një séance stërvitore për shkak të një dëmtimi muskular duke u mjaftuar vetëm duke thënë se situata është në evoluim.
Por sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, uruguajani rrezikon që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë. Kjo do të thotë se Luis Suarez rrezikon të humbasë ndeshjet e kampionatit Eibarin, Huescan dhe Athletic Bilbao dhe objektivi është që ai të kthehet në fushë për ndeshjen me Elchen në 2 maj. Atletico Madrid vazhdon të jetë në krye të renditjes në La Liga, por tani është vetëm 1 pikë para Barcelonës dhe 3 para Realit të Madridit.
Sfidanti.al