Euro 2020, eventi drejt ndeshjeve me tifozë në stadiume

Qytetet e përcaktuara për të pritur Euro 2020 kanë vendosur që të hapin dyert për tifozët në stadium gjatë këtij evenimenti. Tashmë në UEFA po dërgohen me radhë njoftimet për lejet e marra nga qeveritë respektive për të lejuar praninë e publikut në stadium. Italia dhe Holanda ishin dy prej vendeve që bënë të ditur se janë gati të presin publik  teksa kanë bërë të ditur se duan të hapin dyert e impianteve të tyre për frespektivisht 15 mijë dhe 12 mijë spektatorë. Atyre iu është shtuar edhe Spanja. Bashkia e Bilbaos ka konfirmuar se rreth 14 mijë tifozë do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet e Evropianit që do të luhen në San Mames.

Pas Italisë, Holandës dhe Spanjës i erdhi radha Skocisë, qeveria e së cilës vendosi që të lejojë deri në 12 mijë tifozë që të ndjekin ndeshjen në Hampden Park të Glasgowt, sa 25% e kapacitetit të tyre.

UEFA u kishte dhënë afat deri këtë të mërkurë autoriteteve të qyteteve pritësë të Euro 2020 që të bëjnë të ditur nëse janë gati të presin tifozë apo jo, nëse do të kishte ndonjë përgjigje negative nga ndonjë prej tyre, ai qytet do të zëvendësohej nga një tjetër. Një garanci e tillë tashmë pritet të vijë nga Irlanda ku janë programuar të zhvillohen 4 ndeshje. Por Federata Irlandeze e Futbollit deklaroi se ende nuk është në gjendje që të ofrojë garanci për numrin minimal të tifozëve  në stadium sic u kërkua nga organizatorët e eventit.

Sfidanti.al