Starti fantastik i Jude Bellingham

Jude Bellingham është lideri i këtij sezoni tek Real Madrid. Anglezi ka shpërthyer me fanellën e galaktikëve, por dhe me kombëtaren angleze. Këtë sezon, 20-vjeçari ka arritur që të dalë në 7 raste njeriu i ndeshjes. Në La Liga, ndaj Athletic, Almería, Celta Vigos dhe Girona-s ka marrë çmimin si më i miri i ndeshjes. Po ashtu dhe në Champions në sfidat ndaj Union Berlin dhe ndaj Napolit si dhe me Anglinë ndaj Skocisë ka qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës. Në 7 nga 12 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon në të gjitha kompeticionet mes Real Madrid dhe Anglisë, Bellingham ka shkëlqyer.

Shifra mbreslënëse për fantazistin që ka shënuar këtë edicion 10 gola me Realin. Anglezi u ble për shifrën e 103 milionë eurove tek Dortmund e deri tani po rezulton si transferimi më i suksesshëm i verës që lamë pas.