Një emër me peshë për stolin e Partizanit

Robert Prosineçki mund të jetë trajneri i ri i Partizanit. Legjenda kroate, që dikur ka luajtur futboll me Realin e Madridit dhe Barcelonën, ka zbarkuar mbrëmë vonë në Tiranë dhe ka nisur negociatat me drejtuesit e klubit të kuq.

“Panorama Sport”  që zbulon lajmin, bën me dije se nuk është arritur marrëveshja zyrtare, por fakti që ai ka ardhur në Tiranë të bën të mendosh se janë në detajet e fundit dhe në orët në vijim gjërat do të bëhen më konkrete dhe shpresat janë që pas derbit të sotëm në radhën e procedurave të jetë edhe zyrtarizimi.

sfidanti.al