Tirana dhe Partizani “shtrydhen”

Brenda tre ditëve do të luajnë derbin dhe ndeshjen e javës së 9 për të kapur trenin e Kategorisë Superiore. Partizani dhe Tirana duhet t’i bëjnë mirë llogaritë sonte në “Arenën Kombëtare” pasi të hënën do të zbresin sërish në fushën e lojës. Javën e 9 hap sfida në Korçë me Skënderbeut vendës dhe Vllaznisë, ndeshje e cila do të luhet në ora 17:00. Një distancë prej tre pikësh i ndan të dy skuadrat, aty ku si Skënderbeu i Gvozdenoviç, ashtu dhe Vllaznia e Memellit do të kërkojnë maksimumin për të ruajtur hapat e kryesuesve.

Të dielën pritet një tjetër duel i ashpër për mbijetesë, sepse Kukësi do të ketë përballë Laçin. Gjendja aktuale e verilindoreve nuk toleron më hapa fals, ndonëse për kurbinasit mund të jetë e lehtë marrja e pikëve. Madje rritet interesi i sfidës, sepse Nica, që tashmë drejton Kukësin, do të ketë përballë ish-skuadrën e tij që e largoi pas javës së parë në atë barazim 3-3 me Erzeni. Laçi ka 13 pikë dhe është skuadra që mban rekordin e ndërrimit të trajnerëve, sepse tanimë drejtohet nga Mirel Josa, i cili është tekniku i tretë brenda një faze i kurbinasve. Më pas në “Elbasan Arena”, Dinamo do të presë Teutën, tjetër sfidë interesante. Të hënën Tirana në “Selman Stërmasi” do të ketë përballë kryesuesen Egnatia, kurse në Arenën e Demave, Erzeni vendës do të presë Partizanin. Një javën e nëntë që mund të sjellë shumë lëvizje në renditje.

Java 9

E SHTUNË, 21 TETOR 2023

Skënderbeu – Vllaznia                       ora 17:00

E DIEL, 22 TETOR 2023

Kukësi – Laçi                                    ora 14:00

Dinamo – Teuta                                 ora 17:00

E HËNË, 23 TETOR 2023

Tirana – Egnatia                                ora 14:00

Erzeni – Partizani                               ora 17:00

 

sfidanti.al