Paris Saint-Germain ka qenë i bindur se nuk do të lejojë që Kylian Mbappe të largohet falas nga klubi, por pas 10 javësh kjo gjë nuk do të jetë më në duart e klubit kampion të Francës. Kontrata e sulmuesit skadon në verën e vitit 2024, por ai është në gjendje të negociojë me ekipet tjera dhe të nënshkruajë një para-kontratë nga janari i vitit 2024, që do të thotë se koha po mbaron për PSG-në. Sipas Gazzetta dello Sport, Liverpooli dhe Chelsea po monitorojnë situatën e tij dhe do të negociojnë me Mbappe nëse ai do të largohet i lirë. PSG dëshiron ta rinovojë atë për një vit tjetër dhe ta shesë atë verën e ardhshme për të sjellë disa para për klubin, por dyshja e Premier League do të tentojë të prishë parakontratën që ai ka me Real Madridin.
sfidanti.al