Stambolli në këmbë: Do të vijë Arsen Vengeri te Fenerbahçja?

Ka mundësi që trajneri i njohur Arsen Venger ta vazhdojë karrierën e tij si trajner në klubin e madh turk, Fenerbahçe, që thuhet se i ka dërguar atij një ofertë nga Stambolli.
Sikurse dihet, “profesori” i njohur francez u largua në fund të sezonit të kaluar nga Arsenali i Londrës mbas 22 vitesh qëndrimi në krye të tij dhe tani ai është ende i paangazhuar, pra pa klub. Në këto kushte, në adresë të tij janë dërguar oferta nga klube dhe vende të ndryshëm, midis tyre, eche nga Turqia.
Nëse Vengeri do ta pranojë ofertën e Fenerbahçes, ai do të pasojë në stolin e drejtimit të saj trajnerin holandez Filip Koku që, në fakt, erdhi te klubi i lartpërmendur turk gjatë verës, por ai nuk i ka entuziazmuar tifozët. Sido që të jetë, gjithçka sa më sipër është në nivelin e spekulimeve.
Sfidanti.al