Ka disa ditë që emri i Kristiano Ronaldos ka pushtuar titujt e faqeve të para të gazetave kryesore në botë, por kësaj here jo për shkak të aftësive të tij futbollistike, por për shkak të aftësive të tij në një fushë tjetër….
Amerikania Ketrin Majorga e ka akuzuar publikisht Ronaldon se ai e ka përdhunuar atë në vitin 2009, por, megjithë përgënjeshtrimet e superyllit portugez, këto akuza po lënë gjurmë negative në imazhin e tij. Për shkak të incidentit të pretenduar në vitin 2009 dhe akuzave të Majorgës, imazhi i Ronaldos është hequr nga të gjithë sajtet dhe profilet të “EA Sports-it” në rrjetet sociale.
Duke pasur parasysh skandalin që ka plasur në lidhje me akuzat e amerikanes Majorga për përdhunim nga Ronaldo, edhe kompania e madhe e produkteve sportive “Nike”, sikurse bëhet e ditur, po mendon, nëse do ta mbajë të funksion kontratën që ka nënshkruar me futbollistin 33-vjeçar me një vlerë të përgjithshme prej 1 miliard dollarësh!
Sfidanti.al