Pol Singer, miliarder më i madh se Trampi; Milani i lumtur!

Është themelues i fondit financiar “Eliot” dhe është sot pronar i Milanit. Pol Singer ka marrë një lajm të mirë nga revista amerikane “Forbs” (Forbes) sepse është renditur mbi Donald Trampin në listën e miliardervë të SHBA-së. “Forbs” e ka vendosur Singerin në vendin e 251-të, jo edhe i pëlqyer, por që duket shumë më “i ëmbël” sepse e bën që të jetë mbi presidentin e sotëm amerikan.

Tifozët e Milanit mund të jenë të lumtur me një pronar të tillë të klubit, që i ngjan sado pak Silvio Berluskonit. Me siguri, nëse edhe UEFA jep leje, mund të bëhen përforcime të rëndësishme, siç flitet për Ibrën (edhe pse tepër veteran). Jo më kot, Raiola e lavdëroi Milanin duke e quajtur “tashmë një klub serioz”.

Sfidanti.al