Mark Markez është vërtet ‘kanibali’ i MotoGP. Kampioni i botës në fuqi, fitoi edhe Cmimin e Madh të Tajlandës duke mos u lënë asgjë rivalëve të tij. Piloti spanjoll i Hondës fitoi këtë garë pas një dueli shumë të bukur me rivalin e tij Andrea Doviciozo që u detyrua të dorëzohej në castet e fundit të garës.
Ishin pikërisht 4 xhirot e fundit ato më e emocionueset të kësaj gare që u zhvillua në pistën e Buriramit. Protagonistë u bënë pikërisht ata që mbajnë dy vendet e para të klasifikimit të përgjithshëm me lojën e tyre të parakalimeve, lojë që në fund u fitua nga 25 vjecari katalanas i cili mori edhe pikët maksimale të këtij Cmimi të madh.
Doviciozo pranoi vendine dytë, ndërsa në të tretin u pozicionua Vinjales me Jamaha M1 duke lënë pas Valentino Rosin. Italiani pati një ritëm shumë të mirë në pjesën e parë të garës duke u qëndruar pranë Markez dhe D9oviciozos, por me kalimin e xhirove ritmi i tij pësoi rënie dhe 39 vjecari e mbylli garën në vendin e katërt.
Pas garës së Tajlandës, Markez forcon akoma më shumë pozitat e tij duke iu afruar ndjeshëm titullit kampion pasi e con në 77 pikë diferencën me Doviciozon. ai mund të mbyllë përfunduisht llogaritë e këtij kampionati që në garën e ardhshëm që do të zhvillohet pas dy javësh në Motegi të Japonisë.
sfidanti.al