Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, nuk ka në plan që të japë dorëheqjen mbas humbjes së fundit 0-1 nga Bolonja në raundin e 22-të të Serisë A. Interi ndodhet në vend të tretë në tabelën e klasifikmimit me 40 pikë, katër pikë para Milanit të vendit të katërt.
“Unë jam i ndërgjegjshëm se neve na mungon diçka në fushë, ne nuk lëvizim sa duhet në fushë. Ekipet e tjerë janë më të mirë sesa neve sa i përket elementit të lëvizjes. Lidhur me dorëheqjen time, më mirë pyesni kryesinë e klubit tonë. Unë vetë nuk shoh ndonjë arsye që të flas për këtë çështje”, deklaroi Spaleti mbas ndeshjes,
Për Interin, ndeshja me Bolonjën ishte e treta radhazi që ai nuk arrin dot deri te fitorja.
Sfidanti.al