“Skaj Sport Italia”: Rrokadë lojtarësh mes Çelsit dhe Milanit

Mediumi i mësipërm bën të ditur se trajneri i Çelsit, Mauricio Sari, do që të shohë në radhët e ekipit të vet sulmuesin argjentinas Gonzalo Iguain dhe është gati që t’u ofrojë në këmbim “kuqezinjve” milanezë Alvaro Moratën. Sidoqoftë, problem përbën fakti se Iguaini po luan te Milani si i huazuar. Opsioni për blerjen e tij 36 milionë euro mund të realizohet vetëm nëse atë e ndihmon Çelsi, pasi klubi i “San Siros” i ka duart e lidhura dhe nuk mund të shpenzojë shumë para, për shkak të rregullit financiar fair play, të cilin Milani e ka shkelur në të kaluarën.
Thuhet se Çelsi është gati të ndihmojë Milanin, me qëllim që Sari të sjellë në radhët e veta Pipitën popullor, ndërkohë që Morata ka qenë në “listën e dëshirave” të Milanit që verën e kaluar..
Morata, qëkur ka ardhur në “Stemford Brixh” nuk ka shkëlqyer, kështu që ka shumë mundësi që ai të kthehet përsëri në Serinë A, por kësaj here me bluzën e Milanit.
Sfidanti.al