“Mirror”: Solskjeri përvesh mëngët: ka gjetur që tani dy përforcime!

Trajneri i ri i Mançester Junajtidi, Ole Solskjer, në prag të sezonit
dimëror të transferimeve i ka kërkuar kryesisë së klubit të “Old Traffordit” që ajo t’i sigurojë atij dy lojtarë, një mbrojtës dhe një sulmues të djathtë. Sikurse thuhet, Solskjeri do të ketë në dispozicion 55 milionë sterlina dhe më këtë shimë ai synon të sjëllë te “djajtë e kuq” Tobi Aldervajldin nga Totenhemi dhe Dagllas Kostën nga Juventusi, shkruan gazeta angleze “Mirror” që shton se, në fakt, është është e vështirë që të dy këta lojtarë të sillen në “Old Trafford” me shumën e lartpërmendur, kështu që te Junajtidi po mendojnë sesi ta realizojnë këtë plan pa shumë shpenzime.
Parashihet që Aldervajldi të vihet në krye të mbrojtjes së Junajtidit që gjatë kohës së Murinjos ka qenë një nga hallkat më të dobta, duke pësuar madje 29 gola në vetëm 17 ndeshje. Thuhet se Totenhemi mund të lëshoi këtë lojtar, nëse për të i japin 35 milionë euro që Junajtidi është gati ta paguajë.
Dagllas Kosta, nga ana tjetër, nuk është në “vijën e parë të frontit” të Juves që e bleu atë për 36 milionë euro nga Bajerni i Myninut. Junajtidi ka një plan, sipas të cilit, duke pasur parasysh statusin që ai ka tani në Torino, ta marrë atë hua deri në fund të sezonit dhe më vonë të shohë mundësinë e blerjes së kontratës së tij.
Synimi i Mançesterit është kualifikimi për në Ligën e Kampioneve me trajnerin e ri në krye, por kjo detyrë duhet e vështirë, duke pasur parasysh se Junajtidi është është 11 pikë mbrapa Çelsit të vendit të 4-t mbas 17 ndeshjeve.
Sfidanti.al