Talenti tjetër i Davor Shuker, nënpresident i ardhshëm i UEFA-s?

“Veçernji list” shkruan se Davor Shuker që aktualisht është anëtar i Këshillit Ekzekutiv të UEFA-a, ka shumë mundëso që së shpejti të bëhet nënpresident i Federatës së Futbollit të Evropës. Kjo gjë do të ndodhë në mbledhjen e Këshillit të mësipërm që është parashikuar të zhvillohet më 7 shkurt.
Dihet se federata kroata e futbollit ishte ndër të parat që mbështeti kandidaturën e Aleksandar Çeferinit si president i UEFA-s, kështu që duket se funksionari më i lartë slloven i “shtëpisë” evropiane të futbollit do t’ia kthejë nderin federatës kroate, duke e caktuar presidentin e kësaj të fundit, Davor Shuker, si një nga pesë nënpresidentët të UEFA-s.
Shukeri është një nga 10 kandidatët për Këshillin Ekzekutiv të ri të UEFA-s që ka tetë anëtarë, por duket se rizgjedhja e tij (Shukerit) është vetëm një formalitet, shkruan gazeta e mësipërme kroate. Sidoqoftë, një rol të madh në zgjedhjen eventuale të Shukerit si nënpresident i UEFA-s do të luajë edhe fakti se Kroacia zuri vendin e dytë në Botërorin e fundit të Rusisë.
Sfidanti.al