Moxhi ngjallet si parashikues, Zidane te Juventusi dhe Alegri te Reali!

Ish-drejtori “kontrapedal” i Juventusit Luçiano Moxhi konsideron se ai është i sigurt se verën e ardhshme ish-klubi i tij do të bëhet me trajner të ri. Sipas Moxhit që edhe në raste të tjera ka marrë përsipër rolin e parashikuesit të ndryshimeve të mëdha, trajneri i ri i Juventusit do të bëhet Zinedin Zidane që me Realin e Madridit fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampioneve.
Po ashtu, Moxhi konsideron se Masimiliano Alegri do të bëhet trajner i Realit të Madridit në fund të sezonit të ardhshëm.
Sfidanti.al