Ultimatum i Totenhemit : Nuk ka pyetje për Junajtidin dhe Poçetinon!

Shkarkimi i Zhoze Murinjos si trajner i Mançester Junajtidit ka sjellë një presion të madh te Totenhemi, duke qenë se, sipas medias, trajneri i tij, Maurisio Poçetino, është një nga kandidatët kryesorë që të bëhet gjatë verës së ardhshme trajner i klubit të “Old Traffordit”.
Sapo u dha lajmi se Murinjo u shkarkua si trajner i Junajtidit, në media filluan me intensitet të lartë spekulimet për largimin eventual të Poçetinos nga Totenhemi për në “Old Trafford”. Në këto kushte, kryesia e Totenhemit vendosi që t’u ndalojë gazetarëve të bëjnë pyetje që kanë lidhje me Mançester Junajtidin.
Në një konferencë të fundit të shtypit, Maurisio Poçetuno u bombardua me pyetje lidhur me largimin e tij të mundshëm për te Junajtidi, por ai nuk iu përgjigj asnjë prej këtyre pyetjeve. Në një moment, fjalën e mori Sajmon Felstain, shefi i komunikimit me publikun të Totenhemit, që u tha gazetarëve se është e ndaluar që ata të bëjnë pyetje që kanë lidhje me Mançester Junajtidin.
Sfidanti.al