Te Reali i Madridit dëgjohen sirena kineze për Karim Benzema. Klubi merenges duket se ka marrë një ofertë prej 50 milionësh nga nga klub i kampionatit kinez për sulmuesin francez, lajm ky që bëhet i ditur nga e spanjollja ‘Don Balon’. Sipas ‘don Balon’, kjo ofertë duket se e ka kënaqur presidentin e ‘Los Blancos’, Florentino Perez që është në kërkim të të ardhurave financiare për t’i riinvestuar në merkato, por jo futbollistin.
Benzema duket se nuk e ka pëlqyer aspak kontratën që i është ofruar që ka një pagë të njëjtë me atë që përfiton te Reali. për momentin nuk bëhet i ditur emri i klubit që ka shfaqur interesin për Karim benzema, por është krijuar përshtypja se se oferta për të është konkrete dhe se në janar mund të hapen vërtet bisedimet për transferimin e francezit në Kinë.
Sipas ‘Don Balon’, Benzema pret një ofertë të majme përsa i përket pagës së tij, në rast të kundërt ai do të qëndrojë te Reali i Madridit.
sfidanti.al