Çelsi do të blejë “Pirlon e ri” në një tokë të shpërfillur si …Seria B

Çelsi që udhëheq në Premier Ligë bashkë me Mançester Sitin dhe Liverpulin, ka në plan që të sjellë në “Stemford Brixh” një futbollist të ri që po shkëlqen në Serinë B, por, megjithatë, ai do të ketë një konkurrencë të madhe, sidomos nga klubet italianë.
Fjala është futbollistin e talentuar të ri, Sandro Tonali, që është vetëm 18 vjeç dhe luan në mesfushë, por që tani ka tërhequr vëmendjen e madhe të klubeve të mëdhenj. Interesim për të kanë treguar Milani, Juventusi, Roma dhe Napoli, por, sidoqoftë, më shumë mundësi ka Çelsi që të sigurojë shërbimet e këtij futbollisti të ri, loja e të cilit ngjason shumë me atë të mesfushorit të famshëm italian, Andrea Pirlo, pasi klubi londinez është gati të japë më shumë para për Tonalin.
Për aftësitë futbollistike shumë të mira të Sandro Tonalit flet edhe fakti se atë, qysh tani, kanë nisur ta quajnë “Pirlo i ri”. Ai debutoi vjet me përfaqësuesen italiane të të rinjve deri në 19 vjeç.
Sfidanti.al