Përfaqësuesja e Anglisë barazoi pa gola me Kroacinë nënkampione të botës në Rieka dhe ndërkohë ajo u bë me pjesëtarin më të ri të saj, pra me një lojtar që ka lindur mbas vitit 2000. Trajneri Garet Sauthgejt, në fund të ndeshjes, i dha shansin që të luante futbollistit 18-vjeçar të Borusias së Dortmundit, Xhejdon Sanço, që luajti kështu për herë të parë me përfaqësuesen e Anglisë.
Sanço ka lindur më 25 mars të vitit 2000 dhe ai ka qenë pjesë e ekipit përfaqësues të të rinjve deri në 17 vjeç të Anglisë që më 2017 fitoi kampionatin botëror për këtë kategori moshe. Ky është lojtar i 10-të më i ri në historinë e futbollit anglez që luan me ekipin e parë. Ai debutoi në moshën 18 vjeç dhe 201 ditë.
Sfidanti.al