Futbollistët skandalozë rusë do të burgosen, nuk ka mëshirë!

Dy pjesëtarët e përfaqësueses së Rusisë dhe futbollistë të njohur të ekipeve, më të cilët luajnë, Zenitit te Shën Peterburgut dhe Krasnodarit, përkatësisht, Aleksandër Kokorin dhe Pavel Mamajev, do të qëndrojnë dy muaj në paraburgim, ndërkohë që do të vazhdojë gjyqi kundër tyre për incidentet e rëndë që ata të dy shkaktuan. Gjykata përkatëse e refuzoi kërkesën për gjykimin e tyre në liri me argumentimin se ata zotërojnë mjete financiare të mjaftueshme që të ikin me to jashtë vendit.
Kokorini dhe Mamajevi brenda pak kohe u shndërruan nga yje futbolli në fushë në idiotët më të mëdhenj jashtë saj, pasi me veprimet e tyre krejtësisht të pajustifikuara ata i ranë me shkelm të gjitha të mirave që gëzonin. Kokorini erdhi në gjyq bashkë me të ëmën që gjatë të gjithë kohës qante, kurse Mamajevi me bashkëshorten.
“Ata shkatërruan familjet e tyre dhe veten vetëm për një gotë alkool më shumë”, vuri në dukje zëvendëskryetari i Dumës (parlamentit) ruse, Igor Lebedev.
Kokorini dhe Mamajevi, para disa ditësh, në gjendje të dehur, sulmuan dhe rrahën keq në një klub dy zyrtarë të lartë rusë, duke u shkaktuar atyre trauma të rënda dhe tani rrezikojnë që të dënohen deri në shtatë vite burg.
Sfidanti.a.